Kartoni i brazilianit të Real Madrid vlen 166 milionë euro

Futboll

Kartoni i brazilianit të Real Madrid vlen 166 milionë euro

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:03
Vinicius Junior, futbollisti më i vlefshëm në botë

Vinicius Junior është futbollisti më i vlefshëm në botë sipas faqes së specializuar të vlerave në treg, CIES Soccer Observatory.

Duke iu referuar këtij vlerësimi, kartoni i brazilianit të Real Madrid vlen 166 milionë euro, duke kryesuar bindshëm këtë klasifikim tepër interesant.

Mosha e re, vetëm 21 vjeç dhe cilësitë e treguara në fushën e lojës kanë rënë në sytë e ekspertëve, të cilët tashmë e konsiderojnë Vinicius si ‘benjaminin’ e ekipit spanjoll.

Pas tij renditen dy futbollistë të tjerë 21-vjeçar, Foden i Manchester City dhe Erling Haaland i Dortmund respektivisht me 152 dhe 142 milionë Euro. Këto shifra janë të pavarura nga çdo klauzolë në kontratën e lojtarëve.

Ndërkaq, portieri më i vlerësuar aktualisht në treg është Gianluigi Donarumma, në mbrojtje bien në sy Ruben Dias dhe Alfonso Davis, teksa në mesfushës Jude Bellingam.

Nga ana tjetër, Kevin de Bruyne ka vlerësimin më të lartë mes lojtarëve 30 vjeç e lart, ndërsa Kylian Mbappé kryeson listën e më të vlerësuarve mes atyre që iu skadon kontrata në muajin qershor. PSG duhet të shpenzojë 300 milionë euro për nënshkrimin me Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat