Edhe një largim nga Drenica?

Futboll

Edhe një largim nga Drenica?

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:24
Edhe një largim nga Drenica?

Skuadra e Drenicës po përballet me krizë financiare, por edhe me largime në këtë afat kalimtar të janarit.

Në ditët e fundit, kanë filluar lëvizjet në futbollin kosovar dhe tashmë lojtarët e pakënaqur po ndërrojnë skuadrat.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se nga skuadra e Drenicës është larguar edhe portieri, Visar Haxhijaj.

Situata tek porta e Drenicës nuk është aspak e mirë, pasi përveç Haxhijajt është larguar edhe portieri tjetër Mikel Kaloshi.

Haxhijaj pritet që gjatë ditës të zyrtarizojë largimin e tij nga KF Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat