Lushtaku reagon pas spekulimeve

Futboll

Lushtaku reagon pas spekulimeve

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:12
Lushtaku reagon pas spekulimeve

Në mëngjesin e sotëm mediet shqiptare kanë raportuar se mesfushori brazilian i Drenicës, Denisson Silva ka filluar stërvitjet me klubin e njohur shqiptar, Dinamo e Tiranës.

Megjithatë për momentin këto janë vetëm spekulime, pasi trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka mohuar një gjë të tillë, duke e konfirmuar për “Insportin” se futbollisti në fjalë ka kontratë edhe për gjashtë muaj.

Denisson Silva duke festuar golin e tij me bashkëlojtarët e Drenicës

“Nuk mundet të largohet. Ka edhe gjashtë (6) muaj kontratë me Drenicën”, ka deklaruar Lushtaku.

Denisson, 24-vjeçar, këtë sezon ka shkëlyer me fanellën kuqezi duke qenë ndër futbollistë më të mirë të Superligës.

Ai në 15 paraqitje në BKT Superligën e Kosovës ka shënuar pesë gola.

Denisson para se të transferohej vitin e kaluar te Drenica, ka qenë pjesë e klubit portugez, Braga B dhe Itabaiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat