Vëmendja në Manchester

Futboll

Vëmendja në Manchester

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:22
Vëmendja në Manchester

Barcelona ka një synim të madh për merkaton e ardhshme duke qenë se kërkon të sjellë në Camp Nou një emër “BIG” si Erling Haaland.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është i shumëkërkuar, mirëpo presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka besimin se mund të fitojë garën me klubet e tjera pretendente.

Megjithatë, blaugranët janë duke i marrë të gjitha masat teksa nëse nuk ia dalin të firmosin me norvegjezin, atëherë do t’i fokusojnë forcat te Bruno Fernandes i Manchester United.

Luzitani preferohet për anën offensive dhe mund të sjellë shumë kreativitet dhe eksperiencë në radhët e Barcelonës. Megjithatë, edhe për të mbërritur te 27-vjeçari, katalanasit duhet të paguajnë një shumë të madhe parash, por nuk do të hasnin në të njëjtin rivalitet si në pjesën e Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat