Benzema e Vinicius të papërmbajtshëm, Reali me tre pikë të mëdha 

Futboll

Benzema e Vinicius të papërmbajtshëm, Reali me tre pikë të mëdha 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:53
Vinicius

Benzema e Vinicius të papërmbajtshëm, secili shënuan nga dy gola.

Real Madridi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Spanjë. 

Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Valencisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. 

Madrilenët pas humbjes befasuese me 1:0 nga Getafe me 2 janar, sonte iu kthyen serisë së fitoreve në kampionatin spanjoll.

Në minutën e 43-të, Karim Benezma u tregua i saktë nga penaltia, 1:0. 

Për sulmuesin francez, Benzeme, është goli i 300 në fanellën e  Realit. 

Në minutën e 52-të, Vinicius Junior, mashtroi tërë mbrojtjen rivale duke shënuar për 2:0. I njëjti futbollist shënon edhe në minutën e 61-të, 3:0. 

Në minutën e 76-të, Guedes pas dështimit nga penalltia, topin e rikthyer e fut në rrjetë, 3:1.

Benzema shënon sërish, 4:1 në minutën e 88-të.

Reali kryeson me 49 pikë pas 21 jave e Valencia është në të nëntin me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat