Marotta provokon rivalët

Futboll

Marotta provokon rivalët

Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:39
Marotta provokon rivalët

Futbolli italian duket se ka gjetur një zgjidhje për të shmangur shtyrjen e ndeshjeve për shkak të emergjencës Covid, duke reduktuar në 5.000 numrin e spektatorëve në stadiume për ndeshjet e Serisë A në fundjavat e 16 dhe 23 janarit.

Klubet kanë vendosur të pranojnë në fund kërkesën e qeverisë, por jo të gjithë klubet janë dakord me reduktimin:

“Jemi ne që paguajmë, por infektimet janë rritur kur kampionati ishte i ndalur”, ka thënë Lotito për La Repubblica.

Edhe Atalanta, Torino, Juventus dhe Empoli, gjithmonë sipas së përditshmes italiane, nuk janë dakord: “Është një zgjedhje që e pranojmë, por është demagogji”, ka thënë drejtuesi i Inter-it, Marotta, i cili nuk i ka kursyer edhe një thumbim rivalëve për dozën e tretë të vaksinimit:

“Tek Inter e kanë të gjithë, po te skuadrat e tjera?”.

Me pak fjalë, provokimet nuk mungojnë, as pakënaqësia për vendimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat