Edhe një lajm i keq për Xhakën

Futboll

Edhe një lajm i keq për Xhakën

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:22
Edhe një lajm i keq për Xhakën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është infektuar me COVID-19. Lojtari nuk është grumbulluar fare nga Arsenali për ndeshjen e sotme të FA Cup ndaj Nottingham Forest.

Para ndeshjes, Arsenali konfirmoi se dy raste pozitive janë gjetur në kampin e tyre.

Mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat