Wolfsburg në krizë

Futboll

Wolfsburg në krizë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:29
Skuadra e Bochum

Bochum nuk mori asnjë fitore në tre ndeshjet e fundit të vitit 2021 në kampionat, ndërsa sot e ka nisur me tre pikë vitin e ri. Skuadra e ardhur nga një kategori më poshtë, triumfoi 1:0 ndaj Wolfsburgut.

Golin e fitores e realizoi Milosh Pantoviq në minutën e 65-të.

Sulmuesi serb mori një kros nga Holtmann, shfrytëzoi daljen e pasigurt të portierit kundërshtar dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Një fitore shumë e rëndësishme për djemtë e Thomas Reis, të cilët janë ngjitur në vendin e 11-të me 23 pikë, duke qenë pesë pikë mbi zonën e ftohtë, ndërsa “Ujqit” (gjashtë humbjue radhazi) renditën në vendin e 14-të me 3 pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat