Çfarë thotë fizioterapeuti për klubin shqiptar në Mal të Zi?

Futboll

Çfarë thotë fizioterapeuti për klubin shqiptar në Mal të Zi?

Nga: K.G. Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:42
Çfarë thotë fizioterapeuti për klubin shqiptar në Mal të Zi?

Mjekët, fizioterapeutët etj. i gjithë stafi mjekësor, janë gjithnjë e më të rëndësishëm në sportet moderne, veçanërisht në futboll, ku ndeshjet janë më të shpeshta, ndeshja luhet çdo tre ditë dhe rikuperimi i futbollistëve është vendimtar, shkruan  media malazeze “Vijesti”.

“Prandaj është hendikep kur një ekip mbetet pa një staf mjekësor afatgjatë, gjë që i ndodhi Deçiqit.

Fizioterapeuti  Aleksandër Brajkoviq ishte pjesë e pazëvendësueshme e sukseseve më të mëdha të tuzjanëve - rikthimi në Ligën e Parë, paraqitje në finale të Kupës, kualifikimi në skenën evropiane”, shkruan mes të tjera media malazeze. 

“Në marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe në kulmin e rezultateve shumë të suksesshme e historike, vendosa të largohem nga klubi për shkak të ofertës ndërkombëtare nga Turqia.

Falënderoj drejtuesit, stafin profesional, lojtarët, tifozët dhe sponsorët e klubit, dashamirët e futbollit”, ka thënë Brajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat