Sheikët e Newcastles e arrijnë transferimin e dytë

Futboll

Sheikët e Newcastles e arrijnë transferimin e dytë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Newcastle do të zyrtarizojë së shpejti transferimin e dytë të klubit në merkaton e janarit. 

Pas transferimit të mbrojtësit të djathtë Kieran Trippier nga Atletico disa ditë më parë, klubi anglez ka arritur marrëveshje për një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për reprezentuesin e Zelandës së Re, sulmuesin e Burnleyt, Chris Wood.

Sipas ‘Telegraph’, Chris Wood do të konfirmohet si nënshkrimi i radhës për Newcastle pasi një marrëveshje tani është rënë dakord mes dy klubeve.

Lojtari së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore  dhe disa detaje të tjera përfundimtare për tu bërë më pas për finalizimin e marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat