"Klasikja” e futbollit shqiptar

Futboll

"Klasikja” e futbollit shqiptar

Më: 12 janar 2022 Në ora: 10:59
"Klasikja” e futbollit shqiptar

Tirana do të përballet në “Klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, të shtunën në stadiumin “AIR Albania” në orën 19:45.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka publikuar çmimet e biletave të kësaj supersfide.

Biletat variojnë nga 400 deri në 4000 lekë të reja. Tribunat pas porte kushtojnë 400 lekë, tribunat që tifozët e skuadrës shkodrane do të inkuadrohen do të kushtojnë 400 lekë.

Tribuna përballë do të kushtojë 600 lekë ndërsa tribuna VIP 3000 lekë dhe 4000 lekë të reja.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –

“Dalin në shitje biletat e takimit KF Tirana-FK Vllaznia e vlefshme për javën e 16 (gjashtëmbëdhjetë) të kategorisë “Abissnet Superiore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat