Veliu në radarët e turqve

Futboll

Veliu në radarët e turqve

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:15
Veliu në radarët e turqve

Futbollisti i Llapit është në radarët e skuadrës turke.

Skuadra e Llapit mund të mbes pa yllin e saj, Valmir Veliu. Në fakt, është skuadra e Trabzonsporit ajo që ka shprehur gatishmëri për transferimin e Veliut.

Raportohet se Valmir Veliu mund të mos jetë pjesë e Llapit në pranverë. Këmbëshpejti llapjan pritet të transferohet tek gjiganti turk, Trabzonspor.

Veliu ka kontratë me Llapin deri në verën e vitit 2023 dhe aktualisht vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm në Kosovë me 325 mijë euro. Veliu është pjesë edhe e Kosovës U-21..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat