Ky është mjerimi i stadiumit të njohur në shtetin e rajonit! Media kroate merr shembull Tiranën për një arsye   

Futboll

Ky është mjerimi i stadiumit të njohur në shtetin e rajonit! Media kroate merr shembull Tiranën për një arsye   

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:57
Ky është mjerimi i stadiumit të njohur në shtetin e rajonit! Media kroate merr shembull Tiranën për një arsye   

Stadiumi nuk e ka pamjen ashtu si i ka hije, siç është klubi i madh Dinamo nga Zagrebi. Stadiumi është në gjendje të mjerueshme. Media e njohur kroate “Vecernjlist” vajton gjendjen e stadiumit dhe ka përmendur edhe ish kryetarin e kryeqytetit kroat, Milan Bandiç. Ky medium merr shembull për të mirë edhe Tiranën. 

Në 20 vitet e fundit kemi dëgjuar histori të shumta për stadiumin e ri ‘Maksimir’, kemi parë që në këtë godinë janë shpenzuar kot 900 milionë kuna dhe stadiumi po shembet gjithnjë e më shumë.

Si më parë, gjithmonë para zgjedhjeve, ish kryebashkiaku shumëvjeçar Bandiç do të thoshte: “Shumë shpejt do të kemi një stadium të ri ‘Maksimir’, sepse Dinamo dhe Zagrebi e meritojnë”. Fatkeqësisht, këto ishin premtime të rreme dhe Maksimir sot është në gjendje më të keqe se kurrë.

“Ky është një stadium i vjetër, trishtim në Evropën Lindore. Kjo ndërtesë është e tmerrshme, sikur jemi kthyer në socializëm”, - tha para një viti trajneri suedez i futbollit Janne Andersson për stadiumin në “Maksimir””.

Më tej shkruan media kroate: “Pas shumë vitesh shprese se diçka do të ndryshojë, se qyteti dhe shteti do të kuptojnë më në fund se metropolit i duhet një stadium i ri modern, Dinamo e kuptoi se do të ketë një stadium të ri vetëm nëse e ndërton vetë.

Tre vite më parë, kryesia e të kaltërve tha për herë të parë: “Na jepni me koncesion tokën dhe stadiumin do ta ndërtojmë vetë”.
Në atë kohë, shefi i Dinamos ka qenë Zdravko Mamiç dhe autoritetet e qytetit dhe të shtetit shqetësoheshin, të paktën publikisht, nga lidershipi jodemokratik i klubit, ndaj tundnin dorën për këtë ide. Por gjërat tani kanë ndryshuar, Dinamo, siç konfirmoi dje kryebashkiaku Tomashsheviq, është duke iu afruar me koncesion për stadiumin dhe tokën pranë tij, prej 99 vitesh. Dhe kjo do të thotë se klubi nga ‘Maksimiri’ mund të fillojë rrënimin dhe më pas ndërtimin e stadiumit.

Sigurisht, të gjitha me shpenzimet e veta, që është një opsion ideal për qytetin e Zagrebit, i cili tashmë është i mbingarkuar financiarisht dhe nuk ka ndërmend të marrë pjesë në projektin 60 milionë euro.

Si do ta financojë Dinamo? Një pjesë me fonde prej transferi, një pjesë me kredi bankare dhe një pjesë me një partner biznesi, pra një sponsor të madh, emrin e të cilit do ta mbante stadiumi.

Në pesë vitet e fundit me paratë e qytetit dhe të shtetit janë ndërtuar stadiume moderne në Tiranë dhe në Shkup dhe në të njëjtën kohë në kryeqytetin kroat janë shpërdoruar 100 milionë euro për një teleferik që nuk funksionon. Nga ana tjetër, klubi më i suksesshëm sportiv kroat vazhdon të luajë në një stadium të lënë pas dore, gjysmë të ndërtuar, të dëmtuar nga tërmeti. A do të ndryshojë kjo së shpejti? Tomasheviq është në lëvizje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat