Mesfushori i Atletico Madrid nuk është vaksinuar

Futboll

Mesfushori i Atletico Madrid nuk është vaksinuar

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:48
Mesfushori i Atletico Madrid nuk është vaksinuar

Trajneri i Brazilit, Tite ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022.

Selecao do të luajë fillimisht në transfertë më datë 27 janar kundër Ecuadorit, ndërsa më datë 2 shkurt do të presin Paraguajin.

Për këto ndeshje nuk do të jetë në dispozicion lojtari i Atletico Madrid, Renan Lodi. Mesfushori i Atletico Madrid nuk është vaksinuar dhe për këtë arsye duhet të qëndrojë larg kombëtares.

Drejtori i skuadrës, Juninho Paulista ka shpjeguar se nëse Lodi grumbullohej atëherë nuk do të lejohej të shkelte në tokën ekuadoriane, ndërsa shton se gjithashtu do të përballej me një karantinë pesëditore në Brazil. Sakaq, trajneri Tite këmbëngul edhe njëherë se vaksina është një e mirë e përbashkët dhe se është përgjegjësi për veten dhe për të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat