Probleme me zemrën pas Covid-it, lajm i keq

Futboll

Probleme me zemrën pas Covid-it, lajm i keq

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:30
Probleme me zemrën pas Covid-it, lajm i keq

Lajm i keq për Bayern Munich. Trajneri Julian Nagelsmann, i cili foli në konferencën për shtyp, zbuloi gjendjen shëndetësore të Alphonso Davies. Kanadezi, i ndalur nga Covid-19, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës:

“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë tek Davies. Domethënë miokardit”.  

Trajneri më pas shtoi: “Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Davies do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë”.

Covid-19 është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat