Behrami mund të largohet!

Futboll

Behrami mund të largohet!

Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:04
Behrami mund të largohet!

Valon Behrami ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Genoas që garon në Serie A për t’u transferuar te Brescia, ekip që luan në Serie B.

Kështu ka raportuar të premten sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se krerët e Genoas ia kanë propozuar Brescias mesfushorin kosovar, i cili ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Te Brescia e shohin Behramin si përforcim të rëndësishëm për mesfushën dhe në tentimin për t’u kthyer në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat