Benzema: Ja si e tjetërsova Vinicius Juniorin

Futboll

Benzema: Ja si e tjetërsova Vinicius Juniorin

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:33
Benzema: Ja si e tjetërsova Vinicius Juniorin

Karim Benzema luajti përkrah lojtarëve të mëdhenj, por sot përfaqëson një pikë referimi te Real Madridi edhe për të rinjtë e shumtë.

Falë eksperiencës së tij ata po rriten shumë. Edhe numri 9 i “Los Blancos” është i vetëdijshëm për këtë:

“Unë jam pikë referimi në fushë. Le të marrim shembullin e Vinicius Junior.

Ai mban mend vetëm fjalinë time në fushë (i tha Mendy: Mos i paso atij, po luan kunder nesh). Sidoqoftë, e di çfarë i kam dhënë atij. Sot nuk është më i njëjti lojtar. Ka shumë kohë që bën atë që duhej të bënte. E dija, ai ishte në gjendje të jepte shumë më tepër.

Kështu që me dy ose tri fjali në fushë, me dy ose tri lëvizje, i tregova gjërat, veçanërisht të fundit. Ai duhet ta marrë vetë vendimin, të japë pasimin final ose të gjuajë për të shënuar. Sot, e gjitha kjo është Vinicius Junior”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat