Interi ndeshet me Atalantën në rrugën drejt titullit, formacionet e mundshme

Futboll

Interi ndeshet me Atalantën në rrugën drejt titullit, formacionet e mundshme

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:38
Interi ndeshet me Atalantën

Atalanta e pret sonte Interin në “Gewis Stadium” në Bergamo, një sfidë kjo mjaftë e rëndësishme për zikaltërit në luftën për titull të këtij edicioni garues.

Skuadra e Simone Inzaghit vjen e motivuar në këtë ndeshje pasi fitoi Superkupën e Italisë në mesjavë duke e mposhtur rivalin e madh Juventusin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Atalanta nga ana tjetër është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht pozicionohen në vendin e katërt me 41 pikë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Atalanta: (3-4-1-2): Musso; Palomino, Demiral, Toloi; Maehle, Frueler, de Roon, Hateboer; Pasalic; Malinovskyi, Muriel

Inter: (3-5-2): Handanovic; Bastoni, de Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Darmian; Sanchez, Martinez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat