Florent Hadergjonaj shënon gol për Kasimpasan

Futboll

Florent Hadergjonaj shënon gol për Kasimpasan

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:32
Florent Hadergjonaj shënon gol për Kasimpasan

Florent Hadergjonaj është bërë protagonist në xhiron e 21-të në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi shqiptar ka arritur të gjej golin në përballjen që Kasimpasa po e zhvillon në udhëtim te Giresunspor.

Hadergjonaj mori përgjegjësinë e penalltisë në minutën e 64-të dhe realizoi një gol të bukur për 0-2.

Me këtë fitore, Kasimpasa ngritët në vendin e 16-të në Superligën e Turqisë me 21 pikë të tubuara.

Ndërkohë për Hadergjonajn ky ishte goli i parë në Superligën e Turqisë këtë edicion, teksa ka bërë edhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat