Operacioni u mbyll me gati 15 milionë euro

Futboll

Operacioni u mbyll me gati 15 milionë euro

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:09
Kieran Trippier

Kieran Trippier vendosi të largohej nga Atletico Madrirdi këtë merkato dimërore për arsye personale dhe kjo bëri që ai të bashkohej me Newcastle.

Operacioni u mbyll me gati 15 milionë euro, shumë larg nga 30 që kërkoi skuadra e rojiblanco në verë. Megjithatë, sipas shtypit anglez, ekziston një klauzolë që mund t’i bëjë colchoneros të marrin edhe 14.3 milionë shtesë.

Nëse Newcastle nuk bie nga kategoria , ata do të duhet ta paguajnë atë shumë si pjesë e marrëveshjes. Atletico do të jetë një tifoz i Magpies këtë sezon.

Megjithatë, media të tjera britanike, pasi u konsultuan me Newcastle, pohojnë se transferimi u mbyll në ato 14.3 milionë, plus 3.5 si variabla të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat