Manchester United kërkon të “blindojë” mesfushorin

Futboll

Manchester United kërkon të “blindojë” mesfushorin

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:15
Manchester United kërkon të “blindojë” mesfushorin

Manchester United mendon për të tashmen dhe për lëvizjet e reja në merkato, por “Djajtë e Kuq” nuk harrojnë të ngrenë themele të forta edhe për të ardhmen.

Pikërisht lidhur me këtë, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur menjëherë punën për rinovimin me Bruno Fernandes, pavarësisht se kontrata e portugezit përfundon në vitin 2025.

Mesfushori është një element i rëndësishëm në organikën e skuadrës që aktualisht drejtohet nga Rangnick, për këtë drejtuesit dëshirojnë të sigurohen para çdo rreziku të mundshëm, duke nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e futbollistit për zgjatjen e mëtejshme të kontratës.

Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës mësohet se ka kërkuar kohë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat