Tirana zyrtarizon ndarjen me futbollistin

Futboll

Tirana zyrtarizon ndarjen me futbollistin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:21
Tirana zyrtarizon ndarjen me futbollistin

U dënua për sjellje jo korrekte, Tirana zyrtarizon ndarjen me futbollistin Richard Danso.

Tirana ka zyrtarizuar mbylljen e marrëveshjes me lojtarin Richard Danso. Ky i fundit iu bashkua ekipit në tetor të vitit 2020.

Në ditën e djeshme do të njoftohej se lojtari nuk kishte sjellje korrekte dhe për këtë arsye do të dërgohej te U-21.

Por nuk kaluan shumë orë që të vinte edhe vendimi përfundimtar. Bardheblutë vendosën që të mbyllnin marrëveshjen me Richard Danso, ndërsa edhe nga vetë futbollisti nuk kishte pretendime të tjera për të pasur konsensus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat