Kaos te Partizani

Futboll

Kaos te Partizani

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:54
Dritan Dervishi

Kaos te Partizani, largohet drejtori i sapo emëruar!

Te Partizani nuk kanë fund ndryshimet.

Drejtori i emëruar pak ditë më parë, Dritan Dervishi është larguar nga “demat”.

Burime pranë klubit të kuq mësohet se gjatë grumbullimit të skuadrës në qytetin e Elbasanit për tu përgatitur për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, Dervishi ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e tjerë për çështjen e merkatos, por edhe të hierarkisë në klub.

Nuk dihet ende se cili do të marrë postin e Dervishit, i cili pak ditë më parë u emërua në pozicionin e drejtorit të skuadrës kryeqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat