Ky është rezultati i Dritës ndaj skuadrës nga Superliga e Ukrainës

Futboll

Ky është rezultati i Dritës ndaj skuadrës nga Superliga e Ukrainës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:07
Ky është rezultati i Dritës ndaj skuadrës nga Superliga e Ukrainës

Drita ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë gjatë qëndrimit në Turqi.

Gjilanasit kanë barazuar me rezultat 1-1 ndaj Chornomorets Odessa.

Pjesa e parë i takoi plotësisht bardhekaltërve, të cilët shkuan në pushim me epërsi, pas golit të Marko Simonovskit, në minutën e 30-të.

Ukrainasit barazuan në fund të takimit, pas golit nga penalltia në minutën e 80-të.

Edhe në këtë ndeshje minuta pati për të gjithë lojtarët e ekipit në përjashtim të Dienit Isufit i cili ende nuk është i gatshëm për lojë.

Ndeshjen e radhës “Intelektualët” do ta zhvillojnë me datë 27 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat