Balotelli: Jam mirë dhe në humor falë Turqisë

Futboll

Balotelli: Jam mirë dhe në humor falë Turqisë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:56
Balotelli: Jam mirë dhe në humor falë Turqisë

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, ka suprizuar me listën e lojtarëve për ndeshjet e play-off të Kupës së Botës ku do të përballet me Portugalinë.

Një prej suprizave ishte edhe rikthimi i sulmuesit, Mario Balotelli i cili tanimë në moshën 31-vjeçare luan në Turqi.

Duket se sulmuesi e ka marrë me qetësi këtë fakt duke u shprehur: “Jam mirë dhe në humor falë Turqisë. Jam i emocionuar, shpresoj që Italia të shkojë në Botëror, e meritojnë. Nuk e di pse janë në play-off, por mund të ndodhë”.

Gjithashtu i pyetur për një rikthim të mundshëm në Serie A, Balotelli është përgjigjur se për momentin nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat