Kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës, pamje të tmerrshme

Futboll

Kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës, pamje të tmerrshme

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:46
Kur i riu vendos tritolin në banesën e Armand Dukës, pamje të tmerrshme

Siç duket edhe nga pamjet, ka qene ora 22:03, kur një djali i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

“Panorama.al” ka siguruar momentin e shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit në qytetin e Durrësit.

 Më pas i riu është larguar me vrap, ndërsa pas disa sekondash lënda ka shpërthyer. Pas disa sekondash pranë vendit të ngjarjes janë parë edhe dy efektive policie.

Po ashtu nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar zonën. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha.

Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Kreu i FSHF Armand Duka publikoi edhe një mesazh, ku pretendon se një person me emrin Sabian Rrapushi i ka dërguar një mesazh kërcënues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat