Edicioni i 18-të i Kupës së Botës për Klube fillon javën e ardhshme

Futboll

Edicioni i 18-të i Kupës së Botës për Klube fillon javën e ardhshme

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:03
Edicioni i 18-të i Kupës së Botës për Klube fillon javën e ardhshme

Edicioni i 18-të i Kupës së Botës për Klube fillon javën e ardhshme, me kampionët nga e gjithë bota që takohen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea do të jetë përfaqësuesi nga Evropa, ndërsa Palmeiras do të jenë aty si kampion nga Amerika Latine.

Ashtu si shumë gara të tjera, planifikimi i Kupës së Botës për Klube është goditur nga ndërprerje të mëdha. Fillimisht ishte planifikuar që kjo garë të zhvillohej gjatë verës së kaluar në Kinë, por u shty për në fund të vitit, me Japoninë të zgjedhur si mikpritës.

Megjithatë, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit, Shoqata Japoneze e Futbollit tërhoqi pjesëmarrjen e tyre, që do të thotë se FIFA duhej të bënte një ndryshim të dytë.

Abu Dhabi u zgjodh si vendndodhja e re, ku lojërat do të zhvillohen nga e enjtja, 3 shkurt deri të shtunën, 12 shkurt.

Si kampione e ligës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Jazira do të luajë ndeshjen hapëse kundër skuadrës tahitiane AS Pirae, e cila do të jetë përfaqësuese e Oqeanisë.

Në këtë garë do të marrin pjesë shtatë skuadra dhe ato janë:

Al Ahly (Egjipt, Fitues i Ligës së Kampionëve CAF)

Al Hilal (Arabia Saudite, fitues i AFC Champions League)

Al Jazira (Emiratet e Bashkuara Arabe, Fituesit e Ligës Pro të Emirateve të Bashkuara Arabe)

AS Pirae (Tahiti, përfaqësues të OFC)

Chelsea (Angli, fitues i UEFA Champions League)

Monterrey (Meksikë, CONCACAF fitues i Ligës së Kampionëve)

Palmeiras (Brazili, fitues i Copa Libertadores).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat