Manajn e duan në La Liga

Futboll

Manajn e duan në La Liga

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:20
Manajn e duan në La Liga

Javët e fundit kanë qenë pozitive për Rey Manajn te Spezia me sulmuesin e kombëtares shqiptare që ka bërë figurë të mirë në aspektin personal dhe për këtë arsye Rey Manaj ka vendosur mos largohet nga Spezia në këtë afat kalimtar të merkatos.

Sulmuesi 24-vjeçar ka folur për mediet në Spanjë, ku ka treguar se kanë qenë dy klube që kanë shprehur interes për të nga La Liga në merkaton e janarit.

Një prej klubeve që ka kërkuar informacion te Barcelona është Cadiz, me lojtarin që preferon të qëndrojë në Serie A, aty ku ka fituar një vend titullari te Spezia. Lushnjari i Kombëtares ka kontratë me Barcelonën deri në verën e 2023, ndërsa kërkon të bindë Xavin me paraqitjet te Spezia, për një tjetër mundësi te ekipi A i Barcelonës.

Në këtë sezon me Spezian Manaj është aktvizuar në 16 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, atë ndaj Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat