Ish-asistenti i Ferguson: Manchester Utd e ka humbur identitetin

Futboll

Ish-asistenti i Ferguson: Manchester Utd e ka humbur identitetin

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:57
Ish-asistenti i Ferguson: Manchester Utd e ka humbur identitetin

Sir Alex Ferguson i dha lamtumirën klubit të Manchester United në vitin 2013, teksa prej atij momentin Djajtë e Kuq nuk fitojnë më titullin e Premier League, ndërsa nuk kanë qenë mjaftueshëm konkurrues për të garuar me Manchester City, Liverpool apo Chelsea.

Sakaq, klubin nuk e shpëton as një trofe i Europa League më vitin 2017 ndaj Ajax, teksa ish-asistenti i Ferguson, Rene Meulensteen thekson se United e ka humbur identitetin dhe se vetëm një trajner si Guardiola apo Klopp mund t’i rikthejë në rrugën e suksesit.

“Pjesa më e keqe në vitet e fundit për Manchester United është se ata kanë humbur identitetin. Ajo ndërtoi Ferguson është hedhur poshtë, tashmë ata kanë futbollin e tyre dhe nuk është keq. Zhvillojnë një lojë atraktive, por ai futbolli që identifikonte United nuk është më.

Nëse kërkon të jesh i suksesshëm atëherë duhet të kesh vazhdimësi ashtu siç kanë bërë Jurgen Klopp me Liverpool dhe Pep Guardiola me Manchester City”, u shpreh Meulensteen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat