Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Gjakovarët përforcohen me futbollistin Leonard Memaj.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Leonard Memaj.
Memaj është rikthyer te Vëllaznimi pasi që në të kaluarën ka qenë pjesë e juniorëve.
Memaj sezonin vjeshtorë ka qenë pjesë e KF Dardanët”, njofton Vëllaznimi.