Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste, arrestohet një 24-vjeçar

Futboll

Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste, arrestohet një 24-vjeçar

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:20
Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste, arrestohet një 24-vjeçar

Një episod për t’u harruar për ish-mbrojtësin e Çelsit dhe Romës, Eshli Kol. Ish-lojtari i kombëtares së Anglisë ishte viktimë e një episodi racizmi ndaj tij.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretëreshës të luajtur më 7 janar mes Suindonit dhe Mançester Sitit, britaniku, i cili aktualisht punon si asistent i Anglisë U-21 dhe akademisë së Çelsit, ishte i pranishëm si analist për “ITV” që transmetoi ndeshjen.

Policia në Uiltshajër, një qark në Anglinë jugperëndimore, konfirmoi se kishte arrestuar një 24-vjeçar për fjalët e tij raciste kundrejt 41-vjeçarit.

Gjithashtu presidenti i Suidonit i ka kërkuar Kolit falje për këtë ngjarje aspak të këndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat