Klopp për Diaz: Është një lojtar i uritur

Futboll

Klopp për Diaz: Është një lojtar i uritur

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:43
Klopp për Diaz: Është një lojtar i uritur

Klubi anglez, Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Luis Diaz nga FC Porto.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka finalizuar kushtet personale.

Pas transferimit të Diazit, ka reaguar tani trajneri i tij, Jurgen Klopp

“Nuk mund të isha më i lumtur sesa që patëm mundësi të mbyllim këtë marrëveshje dhe të sjellim Luis te Liverpool. Ai është një lojtar i uritur për sukses dhe e di se duhet luftuar për atë që do. Është luftëtar, pa dyshim. Ai është lojtar ekipor shumë i talentuar dhe ka gjithmonë një qëllim në mendje”, shtoi gjermani.

Diaz do të arrijë në Merseyside pasi të ketë përfunduar detyrën ndërkombëtare me Kolumbinë, e cila përballet me Argjentinën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Kordoba të martën në mbrëmje.

Ai i bashkohet Liverpool-it pas dy sezonesh e gjysmë me FC Porto, ku bëri 125 paraqitje dhe shënoi 41 gola dhe do të veshë fanellën nr.23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat