​AFCON: Egjipti eliminon Marokun

Futboll

​AFCON: Egjipti eliminon Marokun

Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Futbollistët egjiptianë mposhtën kombëtaren marokene me rezultat 2:1 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve Afrikane.

Maroku dukej superior në pjesën e parë të lojës dhe kaloi në epërsi me anë të Sofiene Boufal në minutën e gjashtë nga penalltia.

Maroku pati disa raste të tjera, por rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi.

Në skenë doli lojtari i Liverpool-it, Mohamed Salah, i cili në minutën e 53-të barazoi dhe kështu e çoi ndeshjen në kohë shtesë.

Salah ishte i shkëlqyer edhe në minutën e 100-të. Ai kaloi në mënyrë fenomenale në krahun e djathtë, duke pasuar topin te Trezeguet i cili nuk e pati problem të vendoste topin në rrjetën e Bonou.

Egjipti do të luajë në gjysmëfinalen e AFCON kundër Kamerunit, i cili dje ishte më i mirë se Gambia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat