Mourinho komenton sulmin fizik të Mason Greenwood

Futboll

Mourinho komenton sulmin fizik të Mason Greenwood

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:57
Mourinho komenton sulmin fizik të Mason Greenwood

Mason Greenwood është arrestuar nga policia e Manchesterit, pas publikimit të disa fotove ku shihej sulmi fiziki mbi ish të dashurën, kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u komentuar nga Special One.

Karriera e Mason Greenwood momentalisht është e mbyllur, me Manchester United që ka larguar postimet në faqen zyrtare të klubit për Mason. Kompania Nike gjithashtu ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me anglezin, dhe disa nga lojtarët e United e kanë larguar nga rrjetet sociale.

Kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa u komentuar nga Special One.

“Studio fort, bëhu mjek, inxhinier ose mësues. Ata janë ata që i duhen botës. Mos e idhullizoni futbollistin, disa prej tyre janë plehra”- Jose Mourinho.

Deklarata e policisë së Manchesterit pas arrestimit të Mason Greenwood.

Deklarata e policisë së Manchesterit: “Detektivëve u është dhënë kohë shtesë për të folur me një burrë rreth të 20-ave, i cili po mbahet nën dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj një gruaje, i dyshuari u arrestua  (e diel 30 janar) pasdite dhe mbetet në paraburgim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat