Reagon Boateng për Xherdan Shaqirin: Pashë ëndërr, apo vërtetë...

Futboll

Reagon Boateng për Xherdan Shaqirin: Pashë ëndërr, apo vërtetë...

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:34
Reagon Boateng për Xherdan Shaqirin: Pashë ëndërr, apo vërtetë...

Xherdan Shaqiri ka bërë një perfermancë fantastike në ndeshjen e mbrëmshme mes Lyon dhe Marsielle, e fituar me përmbysje nga skuadra e shqiptarit.

Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist, por të gjithë po flasin për golin e tij të shënuar me kokë.

Një gol shumë i rrallë për shtatshkurtin, i cili na kujton atë gol të Messit ndaj Man.United në Champions League.

Kjo i ka befasuar jo pak shokët e tij të skuadrës dhe njëri prej ka bërë një reagim epik, pikërisht, Joremo Boateng.

“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat