Ronaldo: Kam mësuar shumë nga ai

Futboll

Ronaldo: Kam mësuar shumë nga ai

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Ronaldo: Kam mësuar shumë nga ai

Fenomeni Ronaldo ka zbuluar në Bobo TV emrat e dy lojtarëve nga të cilët ka mësuar më shumë gjatë karrierës së tij. Legjenda e futbollit ka fituar dy Kupa të Botës në karrierën e tij. Të parën në 1994-ën, kur nuk ka luajtur asnjë minutë gjatë kompeticionit të luajtur në Amerikë.

“Kam mësuar shumë nga Romario dhe Bebeto”, ka thënë ish-sulmuesi. “Ata kanë qenë një frymëzim për mua, pavarësisht se Romario ishte një bastard sepse i detyronte lojtarët e rinj t’i pastronin këpucët ose t’i çonin kafen”.

Fenomeni ka vazhduar: “Disa vite më vonë, në 1997-ën, unë isha bërë një lojtar i rëndësishëm. E kisha fituar Topin e Artë dhe gjatë grumbullimit për Kupën e Amerikës, Romario ka thënë papritur: ‘Bëhu gati, do të dalim sonte, mos u shqetëso’.

“Kishte bërë gati një shkallë për të kapërcyer murin e hotelit dhe ishte një taksi që na priste nga ana tjetër. U kthyem në 5 të mëngjesit dhe unë isha i rraskapitur ditën tjetër në stërvitje. E kuptova se e bëri me qëllim që të më lodhte dhe të më merrte vendin në formacionin titullar”.

Brazili e humbi finalen e Kupës së Botës në 1998-ën kundër Francës, por Ronaldo e ka fituar përsëri trofeun në 2002-shin, duke shënuar dy gola në finale kundër Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat