Mesfushori shqiptar kompleton transferimin te Sheriff Tiraspol

Futboll

Mesfushori shqiptar kompleton transferimin te Sheriff Tiraspol

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Mesfushori shqiptar kompleton transferimin te Sheriff Tiraspol

Mesfushori sulmues shqiptar, Regi Lushkja është prezantuar te skuadra e njohur moldave Sheriff Tiraspol.

Palët kanë nënshkruar kontratën sot, ndërsa shqiptari tani zyrtarisht është anëtar i plotë i Sherifit Tirapsoli.

Regi Lushkja ka lindur më 17 maj 1996 në qytetin e vogël të Kavajës, jo shumë larg Durrësit.

Fillimi i karrierës së tij profesionale u bë në klubin Besa, ndërsa pesë vitet e fundit luajti për FC Laçin,, u zhvilloi mbi 200 ndeshje.

Lushkaja ka luajtur te grupmoshat e Shqipërisë, ndërsa ka eksperiencë në garat ndërkombëtare.

Te Sheriff mesfushori Lushkja do të gjejë Basid Khalidin që ka luajtur te Tueta në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat