I shtohet një akuzë e re, veç 7 përdhunimeve

Futboll

I shtohet një akuzë e re, veç 7 përdhunimeve

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:41
I shtohet një akuzë e re, veç 7 përdhunimeve

I thirrur për një seancë paraprake në gjykatën e Chester të mërkurën, Benjamin Mendy ka parë që akuzat kundër tij të rëndohen.

Ai duhet të përballet edhe me një të re nga një ankuese, e cila ka të bëjë me një tentativë përdhunimi, ndërsa mbrojtësi i Manchester City ishte tashmë në shënjestër të shtatë akuzave për përdhunim ndaj katër grave dhe një tjetër për sulm seksual në një të pestën.

I mbërritur në gjykatë i veshur me kostum dhe kravatë, Benjamin Mendy (27) është liruar me kusht, me mbikëqyrje të rreptë gjyqësore, që nga 7 janari, pasi ka kaluar 134 ditë në paraburgim.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe i bashkëpandehuri në këtë rast, Louis Saha Matturie (40), supozuar si pjesëtar i rrethimit të kampionit të botës 2018. Ai është gjithashtu subjekt i akuzave të reja, të cilat i çojnë në dhjetë veprat e supozuara seksuale për të cilat ai dyshohet (shtatë akuza për përdhunim dhe tre për sulm seksual).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat