Kapiteni i Kamerunit ndez gjysmëfinalen

Futboll

Kapiteni i Kamerunit ndez gjysmëfinalen

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:00
Kapiteni i Kamerunit ndez gjysmëfinalen

Kamerun-Egjipt është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Dueli do të luhet sot, duke nisur prej orës 20:00. “Luanët e Paepur” eliminuan Gambian në çerekfinale dhe do të tentojnë finale e madhe, me objektivin dhe shpresën për të siguruar triumfin e gjashtë në këtë kompeticion.

Kundërshtari është i fortë, me Momo Salah që është rreziku kryesor i Egjiptit, por Vincent Aboubakar nuk e ka aspak frikë yllin e Liverpool. Sulmuesi kameruan, i cili la Besiktas verën e kaluar për t’u transferuar tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, është golashënuesi më i mirë i Kupës së Kombeve të Afrikës me 6 gola deri tani.

Kapiteni i Kamerunit ka ndezur atmosferën e sfidës me komentin e tij për RFI.

“Salah nuk më bën shumë përshtypje si lojtar. E them qartësisht këtë gjë, pasi unë jam një person i ndershëm dhe kam mënyrën time për t’i parë gjërat. Nëse Salah do të më impresiononte si lojtar, do e pranoja pa probleme, por nuk është kështu.

Momo është futbollist i mirë, ai shënon gola por nuk prodhon shumë gjëra në fushë. Sigurisht, ai po paraqitet mirë në Premier League, sepse u bën disa vite që është pjesë e Liverpool. Salah është një lojtar i mirë, por nuk është në nivelin e Mbappe”, theksoi 30-vjeçari kamerunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat