Chelsea e do Dembelen

Futboll

Chelsea e do Dembelen

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:55
Chelsea e do Dembelen

Futbollisti francez do të largohet nga Barcelona gjatë verës, mund të përfundojë në Premierligë

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata me “Blaugrana” gjatë verës dhe klubi spanjoll s’e ka ndërmend t’ia vazhdojë atë.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit pritet të largohej nga “Camp Nou” qysh në janar, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

E gjatë verës që vjen, futbollisti ofanziv do të largohet gjithsesi nga gjiganti katalunas.

Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur Chelsea.

Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.

Lojtarit do t’i skadojë kontrata në verë dhe “Blues” mund ta marrin atë pa para.

Natyrisht, kampioni evropian duhet t’ia ofrojë 24 vjeçarit një rrogë të majme për ta bindur që të përfundojë në “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat