Juve shpëton

Futboll

Juve shpëton

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:25
Costa

Juventusi zgjidh edhe telashin Douglas Kost. Anësori brazilian, i padëshiruar nga Alegri i cili nuk e sheh pjesë të planeve të tij, do të vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Pas lamtumirës nga Gremio, ku kishte luajtur në muajt e fundit, futbollisti nuk do të kthehet te Juventusi, ku nuk ka hapësira për të.

Sipas “Sky”, klubi italian ka gjetur akordin me Los Anxhelos Galaksi, duke e kaluar atje në formë huazimi lojtarin brazilian, i cili dikur ishte i paprekshëm në radhët e Juventusit. Ai është huazuar deri në fund të sezonit, periudhë që përkon me kohëzgjatjen e mbetur të kontratës që ka me Juventusin. Pas përfundimit të saj, ai pritet që të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin e MLS.

Të dielën ai pritet për vizitat mjekësore në SHBA e më pas, do të firmosë marrëveshjen që shpëton përfundimisht Juventusin nga lojtari, i cili kishte një rrogë që rëndonte arkat e klubit italian.

Juventinët ishin përpjekur gjatë verës së kaluar të shitnin futbollistin, por pa sukses, ndaj opsioni i huazimit fillimisht te Gremio e më pas te Los Anxhelos Galaksi, u ka kursyer atyre të paktën rrogën e tij për këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat