Finalja e Conference League, e sigurt

Futboll

Finalja e Conference League, e sigurt

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Finalja e Conference League, e sigurt

Finalja e Conferece League, do të zhvillohet në Tiranë, sipas programit. E konfirmon presidenti i UEFA-s, Ceferin, që heq çdo dilemë për organizimin e kësaj ndeshjeje të madhe në “Air Albania”, për shkak të ndërhyrjes e turpshme të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në procesin zgjedhor kryesit në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë.

“Pasi lexuam artikujt në media, ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam.

Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori.”

Fjalët e Ceferinit nuk lënë shumë vend për diskutim. Kryemistri Rama e ka siguruar se do të bëjë të tijën për të “tërhequr” sulmet politike ndaj FSHF-së, duke bërë atë që i takon për mbarëvajtjen e një eventi kaq të rëndësishëm, siç është UEFA Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat