Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion

Futboll

Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:03
Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion

Thomas Strakosha pritet të ndajë rrugët me Lazion në fund të këtij sezoni, pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Portieri i kombëtares shqiptare largohet me parametra zero dhe shpesh ka pasur zëra për klube të Premier League të interesuara për shërbimet e tij.

Së fundmi nga Italia ka lajme të reja. Napoli është klubi që po mendon ta transferojë Strakoshën, i cili kohët e fundit edhe po luan te Lazio.

Portieri pa diskutim është një okazion për shumë klube, pasi është një portier që numëron një numër të madh ndeshjesh në Serie A dhe kupat e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat