Partizani dhe Teuta luajnë për të ndezur garën europiane

Futboll

Partizani dhe Teuta luajnë për të ndezur garën europiane

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Partizani dhe Teuta luajnë për të ndezur garën europiane

Java e 19 e “Abissnet Superiores” nis me tre sfidat që do të luhet ditën e sotme.

Kastrioti-Dinamo ngre siparin në orën 13:45 me një përballje që luhet në lu.ftën e mbijetesës. Një fitore do i jepte qetësi dinamovitëve, por nga ana tjetër do të zhyste në vorbullën e Kategorisë së Parë krutanët.

Ndërkohë në orën 16:45 do të zhvillohen paralelisht dy duele mjaft interesante.

Në kryeqytet Tirana pret Skënderbeun e Migen Memellit për të kërkuar tre pikët e radhës. Tre pikë këto që do të nxisin edhe më tepër vrullin drejt titullit kampion. Ndërsa në krahun tjetër Teuta pret Partizanin. Dy ekipe që gjenden në mesin e tabelës dhe me vetëm dy pikë diferencë nga njëri-tjetri luajnë kartat e tyre për të ndezur edhe më tepër garën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat