Probleme për Bayernin

Futboll

Probleme për Bayernin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Probleme për Bayernin

Manchester United, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona frikësojnë Bayern Munich, që rrezikon të humbasë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas Sku Sports De, Serge Gnabry ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve të lartpërmendur dhe mund të vendosë t’i thotë lamtumirë kampionatit gjerman sezonin e ardhshëm.

Vlera e 26-vjeçarit në merkato, sipas Transfermarkt, është 70 milionë euro. Një shumë që mund të rritet ndjeshëm nëse do të kemi një ankand mes Real-it, Barcelona-s, United dhe Liverpool-it.

Në 28-ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet me Bayern-in në këtë sezon, Gnabry ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë shtatë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat