Longo: Fitorja për Irisin

Futboll

Longo: Fitorja për Irisin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:02
Longo: Fitorja për Irisin

Kukësi reagoi pas humbjes me Tiranën. Ekipi i Diego Longos triumfoi 0-2 përballë Egnatias dhe renditet në vend të tretë, 9 pikë larg Tiranës. Trajneri italian i ekipit verilindor, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, duke ia kushtuar fitoren një pjesëtari të klubit.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duam t’ia dedikojmë këtë fitore Irisit, përgatitësit tonë fizik. Ai ka humbur vëllanë dhe po kalon një moment të vështirë. Jemi afër atij, kjo fitore është për të.

Ishte momenti kur duhet të reagonim pas humbjes ndaj Tiranës, e treguam se dimë të reagojmë. Ditëm të menaxhonim mirë, kishte edhe vertikalizime, por nuk ishte e nevojshme të shtynim shumë. Dominuam dhe morëm tre pikët.

Objektivi? Do të luftojmë në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari do të japim maksimumin tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, të mos e përsërisim më ndeshjen me Tiranën”, deklaroi trajneri i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat