Laçi merr 3 pikë të arta ndaj Vllaznisë, (1-0), në një ndeshje spektakolare, ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta për shënim.
Goli i Guindos me 11-metërsh në minutën e 65-të, i dhuroi 3 pikë të arta kurbinasve, që nuk i ndahen kryesuesve të Tiranës, duke ngushtuar sërish diferencën në 6 pikë, ndërkohë Vllaznia është pozicionuar në vendin e 4-t, 13 pikë më pak se bardheblutë e Shehit!
Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, Vllaznisë iu anulua një gol nga VAR-i, për prekje të topit me dorë të Da Silvës.
LAÇI – VLLAZNIA 1-0
Guindo 65′ (p).