Liverpool është i interesuar për talentin e Barcelonës

Futboll

Liverpool është i interesuar për talentin e Barcelonës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Liverpool është i interesuar për talentin e Barcelonës

Klubi anglez, Liverpool është i interesuar për talentin e Barcelonës, Gavin, raportojnë mediet britanike.

Drejtuesit e Liverpool-it po përgatiten të plotësojnë klauzolën e blerjes së talentit të katalonasve.

“Mundo Deportivo” shkruan se 17-vjeçari ka  edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Barcelonën, dhe siç raportohet, ‘The Reds’ janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një supe-pagë në mënyrë që ta blejnë gjatë verës që po vjen.

Gjithashtu, Liverpool është i gatshëm të paguaj klauzolën e lirimit të Gavit në vlerë prej 42 milionë euro.

Krerët e skuadrës angleze, tashmë janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me agjentin e lojtarit të cilin e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat