Ja shifra që përfiton qeveria europiane e futbollit

Futboll

Ja shifra që përfiton qeveria europiane e futbollit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Ja shifra që përfiton qeveria europiane e futbollit

Champions League është padyshim niveli më i lartë i futbollit në Europë, që mbledh pas vetes miliona teleshikues në mbarë botën. Që nga viti 2024 këtij kompeticioni i shtohet edhe shikues nga jashtë kontinentit.

Sipas “New York Times” dhe portalit ekonomik “Bloomberg”, UEFA ka shitur të drejtat televizive të Champions League-s për një shifër prej 300 milionë eurosh.

Shi milionash bie për qeverinë europiane të futbollit nga SHBA-të, ku agjensia “Relevant” ka fituar ankandin e hapur për të drejtat televizive për periudhën 2024-2027.

Në total kanë qenë katër kompani ato që kanë hyrë në garë për të transmetuar Champions League-n, por në fund “Relevant” ka ofruar shumën më të lartë që ka kënaqur UEFA-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat