Teuta, ndaj Skënderbeut një mungesë

Futboll

Teuta, ndaj Skënderbeut një mungesë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Teuta, ndaj Skënderbeut një mungesë

Teuta mori një disfatë të rëndë në kampionat teksa u mposht me rezultatin 0-4 nga Partizani. Djemtë e Detit u treguan të pafuqishëm për të përballuar furinë e Demave të Kuq, ndërsa situata në Superiore për kampionët në fuqi është rënduar pasi me 21 pikë në 19 javë, durrsakët konsiderohen jashtë objektivave.

Megjithatë, Teuta ka një mundësi për të ndrequr sezonin dhe për të harruar ndeshjen e fundit teksa fjala është për Kupën e Shqipërisë. Të besuarit e trajnerit Renato Arapi luajnë të mërkurën ndeshjen e kthimit me Skënderbeun ndërsa takimin e parë çerekfinal e kanë fituar me shifrat 0-1, falë golit të Hebaj.

Sakaq, për bregdetarët ka edhe një lajm pozitiv që lidhet me rikthimin e mbrojtësit Blagoja Todorovski, me këtë të fundit që e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë si normalisht në dispozicion të skuadrës.

Por, gjithsesi organika e Teutës nuk mund të quhet e plotë pasi Jackson nuk ka rikuperuar ende dëmtimin dhe do të jetë larg fushës edhe për takimin ndaj korçarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat